Arbër Zeneli nuk ndalet së shënuari [video]

Mesfushori kosovar Arbër Zeneli ka shënuar golin e tij të tretë në këtë fillim stinori, në takimin që skuadra e tij e Heerenveen e fitoi 3-0 ndaj Ado Den Haag.

Arbër Zeneli nuk ndalet së shënuari [video]

Kosovari realizoi golin e dytë të takimit në minutën e 76-të të ndeshjes për t’ia siguruar tre pikët skuadrës së Heerenveen-it.

Goli i Zenelit, erdhi vetëm katër ditë pas golit të shënuar të martën në Kupën e Holandës nga ish-mesfushori i përfaqësueses suedeze U-21.

Zeneli nuk e ka bërë ende të qartë vendimin e tij nëse do të luajë për Kosovën apo për Suedinë, megjithëse trajneri i Kosovës Albert Bunjaki ka treguar se ka pasur kontakte me futbollistin e talentuar. /Insajderi.com

http://www.dailymotion.com/video/x4ulr0r_arber-zeneli-goal-hd-den-haag-0-2-heerenveen-24-09-2016_sport