“Arbana Xharra që 5 muaj merr rrogë nga Kosova, e gjendet në SHBA”

“Arbana Xharra që 5 muaj merr rrogë nga Kosova, e gjendet në SHBA”

Rroga që po shpërndahen për disa këshilltarë që po paguhen nga ‘arka e shtetit’, po shihet si çështje brengosëse nga deputetët  e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Driton Selmanaj e ka quajtur të panevojshëm dhe jo të arsyeshme pagën që po ia jep shteti i Kosovës Arbana Xharrës, këshilltares së kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

“Ka pesë muaj që vazhdon të merr pagë dhe nuk është në Kosovë. Pra, marrin të ardhurat mujore ku përshihet paga bazë, pastaj shujta etj”, ka thënë Selmanaj, duke shtuar se asnjëri nga këshilltarët nuk e ka pagën nën 1800 euro. “Pse të abuzohet me paranë publike në Kosovë”, ka thënë ai.

Ndryshe, këshilltarja e kryeparlamentarit, Xharra merr rrogë mujore 1512 euro në muaj, më shumë se Kryeministri i shtetit, Ramush Haradinaj, i cili ka rrogën 1347 euro.