Arban Abrashi bëhet baba për herë të dytë

Arban Abrashi bëhet baba për herë të dytë

Arban Abrashi bëhet baba për herë të dytë. Kandidati i LDK-së për kryetar të komunës së Prishtinës e ka dhënë lajmin përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook.

“Miq të dashur,Dua të ndajë me Ju një moment të rëndësishëm për familjen time. U bëra babë për herë të dytë! U gëzuam shumë me ardhjen në jetë të djalit tonë të dytë. Edhe Labja edhe Bebi janë mirë”, ka thënë Abrashi.

“Qofshin mirë dhe u gëzofshin të gjitha familjet tuaja. Ju faleminderit, të gjithëve për mesazhet!”.

Abrashi është në garën e balotazhit për Komunën e Prishtinës, në raundin e dytë të zgjedhjeve që zhvillohet nesër. /Insajderi.com