Arabia Saudite thirrje për “takim urgjent”

Arabia Saudite thirrje për “takim urgjent”

Arabia Saudite ka bërë thirrje për zhvillimin e një takimi urgjent në nivelin e ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të Lidhjes Arabe, për të “vlerësuar ndërhyrjet e Iranit mbi vendet e rajonit”.

Agjencia egjiptiane e lajmeve MENA në një lajm të bazuar në një zyrtar të Lidhjes Arabe ka bërë të ditur se qeveria saudite ka bërë thirrje për zhvillimin e një takimi urgjent ditën e diel të ministrave të jashtëm arabë.

Ndërkohë nga Arabia Saudite dhe Lidhja Arabe nuk është bërë ndonjë deklaratë zyrtare në lidhje me çështjen.

Arabia Saudite dhe shtetet e Gjirit akuzojnë Iranin për destabilizimin e Irakut, Libanit, Jemenit dhe Sirisë.

Ngjarja e fundit në këtë kontekst ishte njoftimi i dorëheqjes së kryeministrit libanez, Saad al-Hariri, në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad më 4 nëntor, në një kohë më pak se një vit pasi qeveria e formuar prej tij kishte fituar votëbesimin.

Hariri, në fjalimin e tij të dorëheqjes duke theksuar se “Hezbollahu dhe Irani po destabilizojnë rajonin”, kishte deklaruar se “ishte i shqetësuar se ndaj tij mund të organizohej një atentat”./AA/