Arabia Saudite lejon besimtarët e Katarit të shkojnë në Haxh

Arabia Saudite lejon besimtarët e Katarit të shkojnë në Haxh

Arabia Saudite do të hapë kufirin e saj me Katarin për besimtarët të cilët nga ky vend do të shkojnë në Haxh, e cila do të jetë ndërprerja e parë e bllokadës disa mujore nga ana e pesë vendeve arabe të imponuar ndaj shtetit të vogël të Gjirit.

Agjencia shtetërore saudite e lajmeve të enjten njoftoi se besimtarët nga Katari do të mund të hyjnë në mbretërinë saudite nga toka ose nëpërmjet dy aeroporteve në Arabinë Saudite. Besimtarët pastaj do të dërgohen në Haxh.

Ky hap erdhi pas bisedimeve midis mbretit saudit Salman dhe sheikut Abdullah bin Ali Al Thani, anëtarit të familjes mbretërore të Katarit, raporton AA.

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini, Egjipti dhe Jemeni në fillim të qershorit ndërprenë marrëdhëniet diplomatike dhe lidhjet e transportit me Katarin, duke pretenduar se ky vend “mbështet terrorizmin”. Doha zyrtare ka mohuar akuzat e tilla dhe i konsideron ato si të motivuara politikisht.