Arabia Saudite dënon me vdekje 15 persona si spiun të Iranit

Arabia Saudite dënon me vdekje 15 persona si spiun të Iranit

Arabia Saudite raportohet se ka dënuar 15 persona me vdekje dhe disa të tjerë me burgim në një rast që përfshinë persona të cilët dyshohet se janë pjesë e një grupi spiunimi të Iranit.

Një gjykatë në kryeqytetin, Riad ka vendosur që të dënojë këta persona më 6 dhjetor, raporton televizioni al-Arabiya.

Rasti përfshinë 32 persona, prej të cilëve 30 janë shtetas saudit nga rajoni kryesisht shiit Al-Qatif.

Një tjetër është iranian, dhe një afgan.

Ata janë arrestuar në vitin 2013, ndërsa në shkurt ka filluar procesi gjyqësor.

Akuzat kundër grupit përfshinë themelimin e një rrjeti spiunimi në bashkëpunim me inteligjencën iraniane dhe dërgimi në Iran të informacioneve sekrete rreth ushtrisë saudite.

Mbretëria islamike sunite dhe republika islamike që udhëhiqet nga shiitët, janë rivalët kryesor në Lindje të Mesme, shkruan rel.

Në muajin janar, Riadi ka shkëputur marrëdhëniet diplomatike me Teheranin pasi demonstruesit iranianë i kanë vënë zjarrin misionit diplomatik saudit në Teheran.

Demonstratat janë mbajtur pasi Arabia Saudite e ka ekzekutuar një klerik të njohur shiit.