Arabia Saudite arreston princin i cili ishte për vizitë në Shqipëri

Arabia Saudite arreston princin i cili ishte për vizitë në Shqipëri

Arabia Saudite njoftoi mbrëmë arrestimin e investitorit të shquar miliarder, Princit Alëaleed bin Talal, i cili vizitoi në gusht edhe Shqipërinë, duke u takuar me kryeministrin Rama dhe ministrin e Jashtëm, Bushati.

Në valën e arrestimeve janë vënë edhe të paktën 10 princa të tjerë, katër ministra dhe dhjetëra ish-ministra. Njoftimi i arrestimeve është bërë ne Al Arabiya, rrjetin satelitor në pronësi të Arabisë Saudite.

Nju Jork Times shkruan se arrestimi i princit Alëaleed është i sigurtë se do të dërgojë valë tronditëse si nëpërmjet Mbretërisë dhe qendrave të mëdha financiare në botë.

Ai kontrollon firmën e investimeve Kingdom Holding dhe është një nga burrat më të pasur në botë, që zotëron ose ka aksione të mëdha në News Corp, Citigroup, Twitter dhe shumë kompani të tjera të mirënjohura. Princi gjithashtu kontrollon rrjetet televizive satelitore të shikuara në të gjithë botën arabe.

Fushata gjithëpërfshirëse e arrestimeve duket të jetë masa e fundit për të konsoliduar fuqinë e princit të kurorës Mohammed bin Salman, djalit të preferuar dhe këshilltarit të lartë të mbretit Salman.

Në moshën 32-vjeçare, princi i kurorës është tashmë zëri dominues në ushtrinë Saudite, politikat e jashtme, ekonomike dhe sociale, duke nxitur murmurit e pakënaqësisë në familjen mbretërore që ai ka grumbulluar shumë fuqi personale dhe në një moshë shumë të re.

Njeriu i 45-të më i pasur i botës, Princi Al Ëaleed, mbërriti në Durrës me jahtin e tij super luksoz me 25 gusht te këtij viti.

Emri i tij i plotë është Alëaleed Bin Talal Bin Abdulaziz Al Saud. Ai u takua po ate dite me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati. Diskutimet mes tyre u përqëndruan në investimet e mundshme në fushën e turizmit, industrisë dhe infrastukturës.