Apple ka vendosur të shtyjë lansimin e zmadhuesit të zërit të mençur “HomePod” deri më 2018.

Gjiganti elektro" />

Apple shtyn lansimin e “HomePod”

Apple shtyn lansimin e “HomePod”

Apple ka vendosur të shtyjë lansimin e zmadhuesit të zërit të mençur “HomePod” deri më 2018.

Gjiganti elektronik kishte paralajmëruar lansimin e saj për në muajin dhjetor, ndërsa tani ka njoftuar se i duhet edhe pak kohë për zhvillim.

Kompania ka thënë se pajisja do të jetë e gatshme për lansim “në fillim të 2018-s”.

Lajmi është një dështim kur bëhet fjalë për rivalizimin e Amazonit dhe Google-it që po rriten në pajisjet për shtëpitë që përdorin Inteligjencën Artificiale për ndihmën e përdoruesve, transmeton Albinfo.ch.

“Na duhet edhe pak kohë para se pajisja të jetë e gatshme për klientët”, ka thënë Apple përmes një njoftimi, shkruan BBC.

Pajisja fillimisht ishte prezantuar në qershor sivjet, kur Apple tha se ajo do të kushtojë rreth 350 dollarë. Me të mund të lëshohet muzikë dhe mund të merren informata për lajme, motin dhe qëllime të tjera.

Qëkur Apple lansoi “HomePod”, Google dhe Amazon sollën modelet e tyre të reja për të intensifikuar garën