Apple përgatitet të blejë McLaren

Apple përgatitet të blejë McLaren

Gjiganti amerikan Apple është duke u përgatitur për të blerë prodhuesin anglez të super-makinave McLare.

Lajmi doli në Financial Times, planet e Apple për të blerë McLaren kanë filluar para disa muajsh.

McLaren njihet më shumë për skuadrën e garave në Formula 1, dhe para disa kohësh përflitej për një blerje të gjithë ligës garuese nga Apple.

Vitet e fundit McLaren është interesuar më së shumti në prodhimin e një makine garuese hibride, që mendohet të ketë çuar edhe në interesimin nga Apple.

Kjo e fundit ka blerë shumë kompani të ndryshme që kanë të bëjnë me prodhimin e makinave, veçanërisht ato vetë-ngasëse. /Insajderi.com