Apple përballet me një tjetër problem

Apple përballet me një tjetër problem

Një problem i ri që prek telefonat dhe kompjuterët e Apple-it është zbuluar.

Abraham Masri, një zhvillues i softuerit, ka shkruar në Twitter për problemin që shkakton iPhonen në bllokim ose edhe në ristartim.

Dërgimi i një mesazhi të thjeshtë me një ‘link’, të cilin Masri e vuri re në uebfaqen programuese ‘GitHub’ do të ishte mjaftueshëm për të aktivizuar problemin, edhe nëse marrësi i mesazhit nuk hyn vet në ‘link’.

Në Mac, problemi thuhet se shkakton telashe në shfletuesin Safari dhe shkakton ngadalësime të tjera.

Megjithatë, kjo nuk duhet të alarmojë përdoruesit.

Eksperti i sigurisë Graham Cluley ka shkruar se ky problem nuk është diçka e rrezikshme, pos që është tepër bezdisës, raporton BBC.

Apple, që s’ka komentuar akoma problemin e ri, së fundmi po përballet me shumë probleme. Në nëntor, kjo kompani kërkoi falje që përdoruesit e Mac në sistemin e fundit operativ mund të qaseshin pa fjalëkalim fare. Një tjetër problem shqetësues ishte autokorrekti i shkronjës I në një simbol të çuditshëm, transmeton Albinfo.ch.