Apple fiton betejën e patentave të iPhone 6 në Kinë

Firma Kineze Baili kërkoi ndalimin e shitjeve në iPhone në këtë vend me arsyetimin se kompania kishte shkelur të drejtat e dizajnit të telefonit 100C.

Apple fiton betejën e patentave të iPhone 6 në Kinë

Një ndalim i shitjeve të iPhone 6 dhe 6 Plus në Kinë u hodh poshtë nga një gjykatë e cila vendosi në favor të Apple.

Firma Kineze Baili kërkoi ndalimin e shitjeve në iPhone në këtë vend me arsyetimin se kompania kishte shkelur të drejtat e dizajnit të telefonit 100C.

Autoritetet rregullatore pranuan ankimimin e Baili duke ndaluar shitjet e telefonëve të Apple dhe distributorit Zoomflight.

Gjykata Kineze e cila hodhi poshtë këtë vendim tha se rregullatori nuk kishte ndjekur procedurët në mënyrën e duhur.

Shitjet e iPhone u lejuan të vazhdonin ndërsa procesi gjyqësor vijon. Sipas Gjykatës së Pekin për Pronësinë Intelektuale, Apple nuk ka shkelur asnjë patentë dhe provat e paraqitura nga Baili janë të pamjaftueshme për të provuar të kundërtën.

iPhone 6 nuk shkel patentat e dizajnit në pronësi të Baili dhe se çdokush mund të dallojë një 100C nga telefonët e Apple.

Shitjet e Apple në Kinë janë hasur me vështirësi të vazhdueshme falë konkurrencës së Huawei dhe Xiaomi, por edhe të firmave si Oppo dhe Vivo. Këto shitjet ranë me 33% vitin e kaluar në Kinë.