Apostolova zhvillon takim urgjent me Kurtin për gazin lotsjellës

Apostolova zhvillon takim urgjent me Kurtin për gazin lotsjellës

Natalya Apostolova, shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë ka dhënë një deklaratë për media, ku ka dënuar veprimin e hedhjes së gazit lotsjellës.

“Unë kam dhënë deklaratë më herët dhe do ta përsëris edhe tani se këtu në Kuvend dhe këto  ngjarje janë jopouliste. Unë jam e tronditur dhe shokuar me atë që ka ndodhur tash”, ka thënë Apostolova.

Sipas saj veprimet të cilat kanë të bëjnë me hedhjen e gazit lotsjellës janë të papranueshme.

Ajo tha se përë kët ka takuar edhe liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.

“Unë e takova shkurtazi edhe Albin Kurtin dhe ia shperha pakënaqësinë me ndodhitë që po ngjanë në kuvend”, ka thënë Apostolova.

“Dua të përgëzoj të gjithë anëtarët e Kuvendit të Kosovës që morën guximin dhe të vijnë të votojnë për këtë ligj dhe besoj se sot do të ketë nj vendim për demarkacionin”, ka thënë Apostolova.