Apostolova nga sot shefe e re e zyres së BE-së në Kosovë

Pasardhësja e Zhbogar, nga sot merr mandatin e shefes së zyres së BE-së në Kosovë.

Apostolova nga sot shefe e re e zyres së BE-së në Kosovë

Shefja e re e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së, Nataliya Apostolova ka marrë pozitat e saj sot më 1 shtator 2016.

Në ditët dhe javët në vijim, Apostolova do të takohet me zyrtarët më të lartë kosovarë dhe me palët e tjera të interesit në Kosovë, si dhe do të prezantohet para mediave dhe publikut në përgjithësi.

Në të dy pozitat, Apostolova e pason diplomatin slloven, Samuel Zhbogar.

Apostolova me kombësi bullgare, ka shërbyer në administratën diplomatike të vendit të saj dhe në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS) për mbi 25 vjet. Së fundmi, ajo ishte ambasadore dhe shefe e Delegacionit të BE-së në Tripol, Libi.

Para kësaj pozite, Apostolova ka mbajtur pozitën e Zëvendës Shefes së Delegacionit të BE-së në Kajro, Egjipt.

Ajo ka qenë diplomate bullgare në Përfaqësimin e Përhershëm të Bullgarisë në Organizatën Botërore të Tregtisë në Gjenevë dhe në Përfaqësimin e Përhershëm të Bullgarisë në BE.

Karriera e saj në Komisionin Evropian, në Drejtorinë e Përgjithshëm për Zgjerim, ishte e lidhur ngushtë me rajonin e Ballkanit Perëndimor. /Insajderi.com