Apostolova: Në Mitrovicë nuk do të ketë mur por lule të bukura

31.03.2017 09:46
Apostolova: Në Mitrovicë nuk do të ketë mur por lule të bukura

Përfaqësuesja Speciale e Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalya Apostolova, ka thënë se nuk do të ketë mur ndarës për dy qytetet e Mitrovicës.

“Të jeni të sigurt se nuk do të ketë mur për të ndarë pjesën e rinovuar të rrugës dhe urës mbi lumin Ibër”, ka thënë Apostolova, duke folur rreth punimeve në rindërtimin e urës kryesore mbi lumin Ibër dhe ndërtimin e zonës së këmbësorëve në pjesën veriore të qytetit.

Zërat për ndërtimin e një muri të ri Apostolova i ka quajtur spekulime dhe të pa vërteta sepse sipas saj zonë e këmbësorëve nuk do të jetë me e lartë se 60 centimetra dhe do të ketë vetëm lule të bukura.

“Në këtë moment kjo është në procesin e ndërtimit dhe për këtë them se  ekzistojnë disa spekulime se atje do të ndërtohet një mur i ri, por që nuk është e vërtetë. Kjo është struktura e vetme që mbron zonën e këmbësorëve dhe nuk do të jetë më e lartë se 40-60 centimetra me lule të bukura dhe gjelbërim me standardet që ju mund t`i shihni në Evropën Perëndimore”, ka thënë ajo, raporton Radio KIm

E dërguara e BE-së në Kosovë ka theksuar poashtu se përfundimi dhe hapja e saj mund të pritet në muajt e ardhshëm, por nuk specifikon datën e saktë kur kjo mund të ndodhë, duke vënë në dukje se vonesa ishte për shkak, të siç tha ajo “ngjarjeve të  pakëndshme nga fundi i vitit të kaluar dhe në fillim të këtij vit”./Insajderi.com