Apostolova: Kushtet ndaj Kosovës për vizat nuk dallojnë nga vendet tjera

Apostolova: Kushtet ndaj Kosovës për vizat nuk dallojnë nga vendet tjera

Shefja e Zyrës së BE-së në Prishtinë, Nataliya Apostolova ka thënë se luftimi i krimit dhe korrupsionit janë kushte për liberalizim vizash.

Ajo megjithatë ka thënë se është bërë progres në këtë drejtim, por ka përmendur edhe kushtin e Demarkacionit me Malin e Zi, që ka thënë se nuk do të ketë viza pa e përfunduar këtë punë.

Ajo ka thënë se Kosova nuk është duke u kushtëzuar në rrugën e saj drejt BE-së, por se kushtet dhe standardet janë të njëjta për të gjitha shtetet, e edhe për Kosovën.

“Të arriturat në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë bërë disa përmirësime dhe iu përgëzojmë në këtë raport. Por nuk ka asgjë që po e diskriminon popullatën e Kosovës krahasuar me vendet e tjera të rajonit. Kushtëzimet dhe standardet janë përcaktuar gjatë procesit të negocimit. Kosova është dakorduar dhe varet nga politikanët që të drejtojnë dhe të përmbushin këto kushte”, ka thënë ajo gjatë konferencës, shkruan lajmi.net.

“Tani Kosovës i mbetet që të plotësojë edhe kushtin e parë që është marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi. Nëse duam të ndëshkojmë dikë atëherë janë ata politikanë që nuk kanë marrë veprimet e duhura për përmënimin e këtyre kushteve”, ka thënë ajo.