Apostolova: Kosova duhet t`i jap prioritet luftës kundër korrupsionit

Apostolova: Kosova duhet t`i jap prioritet luftës kundër korrupsionit

Luftimi i korrupsionit dhe sundimi i ligjit duket të jetë prioritet i institucioneve kosovare, ka deklaruara shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalie Apostolova gjatë konferencës për “Dialogun për Investime”.

Ndërkaq Qeveria e Kosovës ka shpreh përkushtimin në krijimin e kushteve tejet të favorshme për investitorët e huaj, veçanërisht ata të Bashkimit Evropian.

Kryeministri Isa Mustafa, tha se po bëjnë përpjeke të joshin investitorët e të gjitha vendeve të BE-së, në mënyrë që të mos ketë ndarje gjeografike, por edhe të ketë lidhje me secilin vend.