Aplikacioni me shumë funksione që Apple e bëri falas për të gjithë

23.03.2017 20:48
Aplikacioni me shumë funksione që Apple e bëri falas për të gjithë

Kompania Apple ka blerë një aplikacion i cili quhet Workflow të enjten dhe e bëri falas për përdoruesit e iPhonëve.

Workflow është si një thikë ushtarake zvicerane për të kompletuar punë të komplikuara, në iPhone ose iPad, shkruan Business Insider.

Ky aplikacion bën gjëra që përdoruesi i bën gjatë gjithë kohës në iPhone por vetëm se e bën më të lehtë duke prekur vetëm një buton të thjeshtë.

Për shembull, mund të përdorësh të bësh GIF-a nga fotot që ke në telefon, të kthesh uebfaqet në PDF, të fshish “screenshotet” nga telefoni, dhe shumë funksione të tjera.

Ky aplikacion është dizajnuar të të bëjë më produktivë në sistemin iOS, dhe ka potencial të zëvendësojë një numër të madh aplikacionesh që përdoruesi mban në telefonin e tij./Insajderi.com