Apeli ia konfirmon aktgjykimin Shpresa Bakijas

Apeli ia konfirmon aktgjykimin Shpresa Bakijas

Gjykata e Apelit ka njoftuar se ka refuzuar ankesën e prokurorisë lidhur me një aktgjykim të mëhershëm të Gjykatës Themelore në Gjilan për rastin e  kryeprokurores së Gjakovës, Shpresa Bakija.

Në një njoftim të Apelit thuhet se është vendosur që aktgjykimi i Gjykatës Themelore të datës 20.06.2016 të vërtetohet.

“Gjykata e Apelit e Kosovës konstaton se pretendimet ankimore te prokurorisë,  lidhur me shkeljet esenciale të dispozitave te procedurës penale, si ato qe ceken ne ankese edhe ato te cilat gjykata e shkalles se dyte i konstaton sipas detyrës zyrtare, nuk janë te bazuara. Kjo ngase aktgjykimi i ankimuar i gjykatës se shkalles se pare është i qarte dhe konkret, nuk përmban kundërthënie, ndërsa janë dhënë arsye te duhura faktike dhe juridike mbi te gjitha faktet relevante,” thuhet në sqarimin e Gjykatës së Apelit.

Bakija akuzohej se për tri shkelje penale: Zbulimi i Fshehtësisë Zyrtare, Shpërdorimi i Pozitës Zyrtare ose i Autorizimit dhe Cenimi i Fshehtësisë së Korrespondencës dhe Bazës së të Dhënave Kompjuterike.