Apeli thotë se ka nevojë për së paku 15 gjyqtarë të rinj

Apeli thotë se ka nevojë për së paku 15 gjyqtarë të rinj

Gjykata e Apelit ka njoftuar për numrin e lëndëve të përfunduara në tre muajt e parë të vitit, duke thënë se nevojitet rritje e numrit të gjyqtarëv në mënyrë që të zgjidhen mijëra raste të grumbulluara deri më tani.

Gjykata e Apelit e Kosovës gjatë tre mujorit të parë te vitit 2017 ka kryer gjithsej 2761 lëndë, por  gjatë të njejtës periudhë kohore në gjykatë kanë arritue edhe 3250 lëndë të reja.

Gjithej në këtë gjykatë numri i lëndëve të pazgjidhura është mbi 12 mijë.

“Në bazë të kësaj del se secili gjyqtar, prej 34 sa ka aktualisht kjo gjykatë, ka kryer mesatarisht nga 81 lëndë  në tre muaj ose nga 27 në muaj. Pavarësisht këtij angazhimi, numri i lëndëve të pa zgjidhura është 12 025, shifër kjo tejet e lartë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Gjykata e Apelit, sipas të të njëjtit  njoftim, konsideron se e vetmja mënyrë për ta zbutur këtë gjendje është shtimi i gjyqtarëve dhe stafit mbështetës.

“Aktualisht ky institucion është ne pritje te dekretimit edhe të 4 gjyqtarëve, ndërsa janë duke u zhvilluar procedurat e rekrutimit për 5 bashkëpunëtor profesional dhe 10 zyrtar ligjor. Megjithatë edhe ky numër është i pa mjaftueshme në krahasim me numrin e madh të lëndëve të pa zgjidhura. Ndaj është e domosdoshme që te shtohet numri i gjyqtarëve të paktën edhe për 15, si dhe të dyfishohet numri i bashkëpunëtorëve dhe zyrtarëve ligjor”, thuhet në njoftimin e Apelit./Insajderi.com

Skandali i Muharrem Svarqës, favorizoi biznesmenin e njohur të Ferizajt