Lirohet sërish Naser Kelmendi

Lirohet sërish Naser Kelmendi

Gjykata Themelore e Prishtinës ka marrë vendim që të lirojë për herë të dytë, Naser Kelmendin, i cili akuzohej për trafikim ndërkombëtar të drogës, vrasje dhe krim të organizuar, pasi më parë ishte rikthyer në gjykim me vendim të Gjykatës së Apelit.

Më 10 mars, dhjetë ditë pasi që Gjykata Themelore e Prishtinës e liroi Kelmendin, Gjykata e Apelit e kthej atë prapë në paraburgim.

Por, Gjykata Themelore ka vlerësuar se Kelmendi duhet të lirohet nga akuzat, raporton Gazeta Online Insajderi.

Kelmendi akuzohet në nëntë pika të të aktakuzës së ngritur nga një prokuror special i EULEX-it.

Prokuroria pretendon se Kelmendi në bashkëkryerje me Fahrudin Radonçiqin, Ekrem Lekiqin, Muhamed Ali Gashin, Milovan Jeremiqin, Lubisha Buhan “Çume”, Milan Ostojiqin, “Sandokanin”, Naser Oriqin, Senad Sahinpasiqin, Nebojsha Vukomanoviqin, Raseta Stranjan, Benjamin Halimoviqin, Edin Ahmetshahiqin dhe të tjerë, ka organizuar, formuar, mbikëqyrur, udhëhequr dhe apo drejtuar grupin kriminal të organizuar dhe të strukturuar, apo ka marrë pjesë aktivisht në këtë grup të organizuar kriminal për vrasjen e kryegangsterit rival Ramiz Delaliq- “Çelo”. /Insajderi.com