Apeli i Policisë së Kosovës për qytetarët

Apeli i Policisë së Kosovës për qytetarët

Me rastin e festës së Vitit të Ri, Policia e Kosovës ka bërë një apel për qytetarët e Kosovës.

Përmes një njoftimi publik, policia u ka bërë thirrje qytetarëve për përkushtim dhe vigjilencë gjatë festës së Vitit të Ri.

“Referuar festave të fundvitit Policia e Kosovës vlerëson se nga aspekti i rendit dhe sigurisë publike, përmbyllja e këtij fundviti dhe fillimi sa më i mbarë i vitit të ri 2017, është prioritet yni dhe kjo mund të arrihet vetëm me një përkushtim dhe vigjilencë të të gjithë qytetarëve dhe institucioneve të vendit tonë”, ka thënë policia.

Policia e Kosovës ka thënë se ka përgatitur një plan për të ofruar siguri dhe qetësi publike gjatë festës së Vitit të Ri.

“Sikurse edhe viteve të kaluara Policia e Kosovës edhe këtë vit për festat e fundvitit ka përgatitur planin operativ ‘Fundviti 2016 dhe fillimi i vitit 2017’, për të ofruar siguri, rend dhe qetësi publike në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, njofton Policia.

Qëllimi i këtij planifikimi dhe angazhimi të Policisë së Kosovës, është ruajtja e rendit dhe qetësisë publike në mbarë vendin, parandalimi dhe luftimi i dukurive negative dhe akteve të ndryshme kriminale të natyrave të ndryshme. /Insajderi.com