Apeli mori vendim për kryetarin e Malishevës i akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Apeli mori vendim për kryetarin e Malishevës i akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Gjykata e Apelit e Kosovës e ka refuzuar ankesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Gjakovë kundër kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

“Me anë të këtij aktvendimi, gjykata themelore e ka hudhur poshtë aktakuzën e prokurorisë dhe e ka pushuar procedurën penale, ndaj të pandehurit R.B., për shkak të veprës penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422 paragrafi 1, lidhur me paragrafin 2, nëparagrafi 2.1, 2.2 dhe 2.6 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Vepër të cilën dyshohet ta ketë kryer në cilësi të kryetarit të Komunës së Malishevës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.

Sipas vlerësimit të Gjykatës së Apelit, pretendimet ankimore të prokurorisë, nuk janë të bazuara, ngase gjykata e shkalles se parë më të drejtë ka marrën aktvendim për hudhje të aktakuzës dhe se arsyet e dhëna për mungesën e provave i aprovon edhe kjo gjykatë./Insajderi.com