Apeli miraton pjesërisht ankesën e Prokurorisë Speciale në rastin Tolaj-Bukoshi

Apeli miraton pjesërisht ankesën e Prokurorisë Speciale në rastin Tolaj-Bukoshi

Kolegji i Gjykatës së Apelit në përbërje me shumicë të gjyqtarëve të EULEX-it ka lëshuar aktgjykimin e datës 13 shtator 2016 në lëndën e Ilir Tolaj, Arbenita Pajaziti, Hajrullah Fejza, Bujar Bukoshi, Ismet Hyseni, Zenel Kuqi, Bekim Fusha.

“Ankesa e parashtruar nga PSRK është miratuar pjesërisht. Ankesa e parashtruar nga avokati mbrojtës në emër të H.F. është refuzuar si e pabazë. Ankesa e parashtruar nga avokati mbrojtës në emër të I.T. pjesërisht është refuzuar si e pabazë dhe pjesërisht është shpallur si jo relevante. Ankesa e parashtruar nga avokati mbrojtës në emër të A.P. është shpallur si jo relevante”, thuhet në njoftimin e Apelit.

Sipas Apelit, Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë i datës 19 korrik 2013, lidhur me disa pikat e akuzës është anuluar dhe është kthyer për rigjykim, kurse sa i përket pikave të tjera të akuzës, është vërtetuar.

Lënda penale ka të bëjë me procesin e tenderimit të mbajtur në Ministrinë e Shëndetësisë në vitin 2007 si dhe 2010-2011.

Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë i datës 19 korrik 2013.

 

[arve url=”https://www.youtube.com/watch?v=CAAw4-NBRhI”/]