Apeli lë në fuqi masat e sigurisë ndaj gjashtë aktivistëve të Vetëvendosjes

Gjykata e Apelit e Kosovës ka lënë në fuqi masat e sigurisë ndaj gjashtë aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje Atdhe Arifi, Egzon Haliti, Astrit Dehari, Petrit Ademi, Adea Batusha dhe Frashër Krasniqi, të dyshuar për terrorizëm.

Apeli lë në fuqi masat e sigurisë ndaj gjashtë aktivistëve të Vetëvendosjes

Në këtë mënyrë Apelit ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e Prokurorisë Speciale të Kosovës  dhe avokatëve mbrojtës, kundër  aktvendimi të Gjykatës Themelore në Prishtinë,  të datës 01.09.2016.

“Sipas këtij aktvendimi, të pandehurve  A. A., E. H., A. D., i është caktuar masa e paraburgimit, ndërsa të pandehurve  P. A., A. B. dhe F. K., u është caktuar masa e arrestit shtëpiak. Të gjithë këta persona  po dyshohen nga na e prokurorisë se kanë kryer veprën penale “kryerje e veprës terroriste” nga neni 136 lidhur me nenin 135, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Ndërsa i pandehuri A. D., edhe për  “mbajtje në pronësi,  kontroll  ose posedim të paautorizuar të armeve…”, parashikuar sipas nenit 374 të KPRK-së.

“Gjykata e Apelit vlerëson se në rastin konkret janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak, të parapara konform dispozitave të Kodit të Procedurës Penale. Po ashtu kjo gjykatë gjënë se masat e tjera të parashikuara me ligj, janë te pamjaftueshëm për sigurinë e prezencës se të pandehurve dhe rrjedhën normale të procedurës penale”, thuhet në komunikatën per media të Gjykatës së Apelit.