Emine Rama-Simnica ka më shumë se një vit që ës" />

Apeli e dënoi infermieren që vodhi QKUK-në, ajo vazhdon punën

Apeli e dënoi infermieren që vodhi QKUK-në, ajo vazhdon punën

Emine Rama-Simnica ka më shumë se një vit që është dënuar nga dy shkallë të gjykatës për vjedhje sistematike të albuminave- produkt i cili përdoret tek pacientët në gjendje të rëndë të shtrirë në QKUK.

Ajo është dënuar fillimisht me 1 vit dënim me kusht në shkallën e parë, por Gjykata e Apelit e përmirësoi dënimin duke e kthyer në një vit e gjysmë burgim efektiv për infermieren, shkruan sot “Koha Ditore”.

Rama Simnica e kishte pranuar fajësinë në gjykatë. Por një vit më vonë ajo as nuk e ka vuajtur dënimin e as nuk është larguar nga puna.

E vetmja masë që është marrë ndaj saj është ndërrimi i vendit të punës nga Klinika e Kirurgjisë, nga ku i ka vjedhur albuminat, në Qendrën e Shëndetit Mendor.