Është anuluar konferenca për media që pritej të mbahej pas takimit të Komisionit BE-Kosovë për MSA-në.
Në faqen zyrtare të Komisionit Europian në mëngjes thuhej se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe shefja e BE-së për politikë të jashtme, Federica Mogherini do të mbajnë një konferencë për media pas takimit që kishte filluar në ora 11:00.
Nuk janë dhënë arsyeje se pse kjo konferencë është anuluar. Por zyra e Kryeministrit ka lëshuar një komunikatë lidhur me takimin e Haradinajt me Mogherinit.