Anulohet dueli i Anthony Joshuas – mësohet arsyeja

Anulohet dueli i Anthony Joshuas – mësohet arsyeja

Boksieri bullgar Kubrat Pulev, që më 28 tetor do të përballej në Kardif ndaj kampionit të botës Anthony Joshua, është dëmtuar gjatë stërvitjes, duke u tërhequr kështu nga sfida e madhe e peshave të rënda. Kjo sfidë do të zhvillohej në “Principality Stadium”, aty ku në qershor u luajt finalja e Champions League mes Juventusit e Real Madrid.

Mësohet se Pulev ka pësuar një dëmtim në gju gjatë stërvitjes, fundjavën e kaluar dhe është e pamundur që ai të duelojë ndaj Joshua. Britaniku do të mbronte titullin kampion bote të peshave të rënda në kategoritë IBF dhe WBA.

Nuk dihet nëse do të gjendet një rival tjetër për Joshua apo britaniku do të shtyjë rikthimin e tij në ring në një datë tjetër.