Anulohen 22 zarfe të fletëvotimit me kusht, një kuti në Prizren shkon në rinumërim

21.11.2017 14:56
Anulohen 22 zarfe të fletëvotimit me kusht, një kuti në Prizren shkon në rinumërim

Koordinatori i Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve, Burim Ahmetaj dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë mbajtur një mbledhje të përbashkët.

Ahmetaj në prezantimin e raportit para anëtarëve të KQZ-së tha se Qendra tashmë ka të gjithë materialin e ndjeshëm dhe është duke procesuar me futjen e të dhënave nga formularët e rezultateve dhe skanimin e listave përfundimtare.

Sipas tij, deri më tani janë procesuar 98 për qind e formularëve, ndërsa pas kësaj do të procesohen votat me kusht dhe ato me postë.

Në raportimin para anëtarëve të KQZ-së, Ahmetaj tha se do të duhet edhe dita e nesërme për t’i procesuar të gjitha votat.

Ai bëri të ditur se 22 zarfe të fletëvotimeve me kusht janë anuluar pasi zarfet e votimit janë, por nuk janë nënshkrimet në listat e votuesve.

Po ashtu në këtë mbledhje është vendosur që të rinumërohet kutia nga Prizreni me numër 2008 a/01r.