Antonio Banderas po kurohet pas sulmit në zemër

Antonio Banderas po kurohet pas sulmit në zemër

Ylli spanjoll i kinematografisë Antonio Banderas ka deklaruar se është duke u kuruar pas sulmit në zemër të cilin e pësoi në jana

Banderas ka thënë për mediat spanjolle se kishte pësuar sulm në zemër më 26 janar, por nuk ishte serioze dhe nuk kishte lënë pasoja.

Ai ka thënë se gjatë intervenimit i janë instaluar tre stenda, duke shtuar se “nuk ishte aq dramatike siç shkruajnë disa”.

Vizita e Banderas në një klinikë zvicerane ka nxitur spekulimet në lidhje me shëndetin e yllit të filmit, të njohur për rolet e tij në filmat “Maska e Zorros”, “Desperado”, “Philadelphia” dhe në filmat e animuar “Macja në çizme”.

Aktori ka folur para gazetarëve të shtunën në festivalin e filmit në qytetin e tij të lindjes Malaga në jug të Spanjës, ku mori çmimin për arritje jetësore në karrierën e aktorit, regjisorit dhe producentit.