Antikorrupsioni po heton 45 raste të korrupsionit

Antikorrupsioni po heton 45 raste të korrupsionit

Agjencia Kundër Korrupsion ka dorëzuar në prokurori 28 raste me kallëzime penale ndaj 44 personave që dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

AKK gjithashtu ka mbyllur 160 raste në mungesë të provave, kurse, 45 raste janë nën hetime ku dyshohet për korrupsion dhe për deklarim të rrem të pasurisë.

Këto të dhënë i ka prezantuar sot Shaip Havolli, ku ka prezantuar raportin vjetor të vitit 2016 të Agjencisë Kundër Korrupsion.

Havolli, tha janë 18 zyrtarë nuk kanë deklaruar pasurinë dhe ndaj tyre janë ngritur kallëzime penale gjatë vitit 2016.

“Agjencia ka zhvilluar hetime paraprake në 276 raste, 28 raste me kallëzime penale i ka dorëzuar në prokurorit përkatëse ndaj 44 personave që dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, 25 raste i kemi dorëzuar me kallëzim penal për mos deklarim dhe deklarime të rrejshëm dhe janë edhe do raste tjera nën hetim”, ka thënë Havolli

Havolli më tutje ka thënë se 13 raste janë dorëzuar në polici për shkak të mos kompetencave të agjencisë, 30 raste me 50 persona i kemi dërguar për hetime ose për shkelje administrative nga vet institucione.

Drejtori i AKK-së, Shaip Havolli njoftoi se këtë raport sot ka dorëzuar edhe në Kuvendin e Kosovës./Insajderi.com