Antibiotikët në Kosovë po shiten si bonbone, pa recetë të mjekut

Antibiotikët në Kosovë po shiten si bonbone, pa recetë të mjekut

Kosovarët të shumtë vazhdojnë për marrin antibiotik pa recetën e mjekut. Shitjen në barnatore nuk po mund ta kontrolloj Inspektorati Farmaceutik derisa mikrobiologët thonë se pasojat e përdorimit të tepërt të tyre janë të mëdha.

Kosova radhitet në mesin e vendeve me shkallën më të lartë në Europë, të përdorimit të disa llojeve të antibiotikëve.

Në barnatoret e Kosovës, antibiotiku vazhdon të shitet pa recetën e mjekut.

Edhe pse Kosova e ka një ligj që e ndalon shitjen e ilaçeve pa recetë, ligji vazhdon të mos respektohet.

Megjithatë sipas ushtruesit të detyrës së drejtorit të Inspektoratit Farmaceutik në Ministrinë e Shëndetësisë, Shaban Osmanaj, tani gjendja është më e mirë se viteve të kaluara.

Por ndryshe nga Osmanaj, kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovë, Arianit Jakupi, thotë se kosovarët vazhdojnë të konsumojnë me të madhe antibiotik.

E pasojat sipas mikrobiologut Lul Raka, janë të mëdha për përdoruesit e shpeshtë të këtyre tabletave.

“Pasoja kryesore është shfaqja ndaj rezistencës së anatibiotkëve. Dmth këto barna personi që i ka përdor më parë në të ardhmen nëse i përdor nuk do të kenë efekt”, tha ai.

E futja në fuqi e Ligjit për Sigurime Shëndetësore dhe rimbursimit të barnave, do ta bëjë të obligueshëm respektimin e shitjes së barnave me recetë, meqë pacientit nuk mund t’i rimbursohen barnat pa e pasur sistemin e referimit komplet dhe recetën e barnave.