Ankohet Dedaj: Kryeministri ua rriti pagat njerëzve të vet

Ankohet Dedaj: Kryeministri ua rriti pagat njerëzve të vet

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj, ka shprehur mospajtimin e tij me vendimin e Qeverisë për rritjen e pagave vetëm për disa pozita në Qeveri.

“Rritja e pagave,vendim i padrejte dhe i nxituar!”, ka shkruar Dedaj në llogarinë e tij në Facebook.

“Rritja enorme e pagave nga Qeveria e Kosovës, për një establishment të caktuar, është vendim i padrejtë, diskriminues dhe i nxituar”, ka shkruar Dedaj.

Sipas tij, kryeministri ua rriti pagat njerëzve të afërt me kryeministrin.

“Pagat janë rritur vetëm për kryeministrin, zëvendëskryeministrat dhe ministrat si dhe për disa pjesëtarë të qeverisë, njerëz të afërt me kryeministrin, zëvendëskryeministrat dhe ministrat, të cilët ose janë familjarë ose bashkëpartiak të tyre”, ka shtuar ai.

“Me këtë rritje klanore, janë shkelur parimet e barazisë sociale, drejtësisë dhe të të drejtave njerëzore”, ka përfunduar zëvendësministri Dedaj.