Ankesave të shumta për ndërprerjen e rrymës, KEDS-i u “përgjigjet” në këtë formë

Ankesave të shumta për ndërprerjen e rrymës, KEDS-i u “përgjigjet” në këtë formë

Qytetarët e Kosovës, po vazhdojnë që të përballen me mungesë të energjisë elektrike.

Përkundër që kohëve të fundit, shumë pjesë të Kosovës, janë duke u përballur me reduktime të energjisë, që rrjedhimisht ka shkaktuar një nervozizëm tek shumë qytetarë dhe biznese, KEDS-i , po kërkon nga ta që ta kursejnë sa më shumë energjinë elektrike.

KEDS-i, ka filluar një fushatë gjoja duke i sensibilizuar qytetarët për ruajtjen e energjisë elektrike.

“T’i ndalësh dritat kur nuk je në dhomë, apo riciklimi i aluminit janë të dyja nga mënyrat e ruajtjes së energjisë elektrike”, është njëra nga motot që KEDS-i është duke e shpërndarë, nëpër rrjetet sociale.

Mirëpo, përkundër kësaj, shumë zona të vendit, nuk po kanë mundësi që ta praktikojnë këtë thirrje nga KEDS. Kjo për faktin, që ata po përballen me ndërprerje të mëdha të energjisë elektrike.

Një rast i tillë, kishte qenë para dy ditës në fshatin Zllakuqan, të komunës së Klinës.

Insajderi kishte raportuar se si ky fshat kishte mbetur pa energjise elektrike, për më shumë se dy jave.

Banorët e këtij fshati kishin organizuar protestë dhe në shenjë revolte, e kishin bllokuar  magjistralen Klinë – Istog duke bllokuar rrugën me ç’rast është dashur të intervenojë edhe Policia e Kosovës.

Organizatorët e protestës i kanë thënë Gazetës Insajderi se ata kanë ndërprerje të rrymës çdo ditë nga nëntë orë. Banorët e këtij fshati thonë se ata janë pagues të rregullt të rrymës mirëpo nuk kanë asnjë informatë pse ka ndodhur kjo ndërprerje, shkruan Insajderi.

Protesta e tyre kishte zgjatur rreth një orë, duke thënë se nëse Kompania Kosovare për Distrubuim dhe Furnizim me Energji elektrike (KEDS) nuk ndërmarrin ndonjë gjë për lëshimin e energjisë elektrike do të marrin edhe masa tjera të revoltës.

Valmir Lleshaj organizatori i kësaj protesta kishte  thënë për Gazetën Insajderi se energjia elektrike është ndërprerë qe dy javë dhe KEDS nuk ka marr asnjë veprim që ta rregullojë.

“Kemi lajmëruar KEDS mirëpo ata na kanë thënë se janë duke rregulluar disa prishje, mirëpo prishja e tyre zgjati qe dy javë, kemi bërë ankesë me shkrim dhe tash jemi duke e dërguar në KEDS”, kishte thënë para dy ditësh  Lleshaj.

Në situatë të njëjtë janë edhe shumë fshatra tjera të vendit. Atyre pa asnjë paralajmërim, po u ndërprehet energjia elektrike. Kurse, KEDS-i nuk po jep asnjë shpjegim për këtë gjë./Insajderi.com

Videon e protestës në Zllakuqan, mund ta shikoni KETU: