Ankesat e banorëve të Vitisë: Fëmijët nuk kanë ku të luajnë

Ankesat e banorëve të Vitisë: Fëmijët nuk kanë ku të luajnë

Banorët e objektit social në Viti, po frikohen se hapësira ku luajnë fëmijët pranë vendit ku jetojnë komuna do ua jep për shfrytëzim zjarrfikësve. Njëri nga banorët thotë se për këtë po ndikon përgjegjësi i zjarrfikësve i cili ka një të dashur brenda banesës sociale dhe po dëshiron të jetë më afër saj, pasi pranë objektit social, është duke u ndërtuar objekti i ri i zjarrfikëseve.

Lojërave të këtyre fëmijëve brenda kësaj hapësire mund t’i vije fundi.

25 familje që jetojnë në objektin social në Viti, po ankohen se komuna e ka në plan të ua merr një pjesë të oborrit në të cilën luajnë fëmijët.

Sipas tyre komuna këtë po e bën pasi këtë e kanë kërkuar zjarrfikësit e kësaj ane, për të cilët është duke e rregulluar një objekt i ri afër banesës sociale.

Një banorë tjetër thotë se fajtor është përgjegjësi i zjarrfikësve në këtë komunë.

Ky përmend një arsyeje interesante.

Në anën tjetër nënkryetari i Vitisë, Hasan Aliu thotë për T7 se e vetmja pronë që i ka plotësuar kushtet për ndërtimin e objektit të zjarrfikëseve ka qenë ajo pjesë.

Aliu më tej thotë se banorët asnjëherë nuk kanë bërë ankesë në komunë.

Ne s’kemi pas ankesë nga ta edhe është e pa kuptueshme qysh banorët kanë ardhë me u anku në një televizion, pasi ankesën e tyre u deshtë ta shtojnë njëherë në komunë

Megjithatë Aliu i siguron këta banorë se hapësira për të cilën po ankohen nuk do ju merret.