Anita Haradinaj e quan presidentin Thaçi ‘tugjar’ biletash

Anita Haradinaj e quan presidentin Thaçi ‘tugjar’ biletash

Bashkëshortja e liderit të AAK-së, Anita Haradinaj, ka reaguar ndaj kryeministrit Isa Mustafa dhe presidentit, Hashim Thaçi, për të cilët ka thënë se ‘nuk kanë kohë të komentojnë vendimin e gjykatës për Ramushin’.

Në llogarinë e saj në Facebook, ajo ia ka përmendur Isa Mustafës 72 dosjet, për të cilat tha se po e mbajnë peng.

Kurse presidentin e ka quajtur ‘tugjar’.

“Një Kryeministër me 72 dosje që e mbajn peng, e një president tugjare që ka shku mu marr me shitblerje biletash për inaugurim të Presidentit Amerikan me siguri s’kanë pas kohë ende me komentu vendimin e Gjykatës për Ramushin!!! Koha do të flasë për ju!!!!”, ka shkruar ajo.

Ajo i ka dhënë kurajën burrit të vet, Ramush Haradinajt në këtë proces që po kalon.

“Ramush, duart t’i lidhin por forcën dhe vullnetin për ta bërë Kosovën shtet kuptimplot s’mundet me ta lidh askush!!! S’kanë mujt as atëherë e as tash e as nesër!!!!”, ka përfunduar ajo postimin e saj./Insajderi.com

 

[arve url=”https://www.youtube.com/watch?v=HBk51qu9Qsc”/]