Anija norvegjeze shpëton 503 refugjatë

Anija norvegjeze shpëton 503 refugjatë

Anija norvegjeze ka shpëtuar 503 refugjatë në Detin Mesdhe, në tetë operacione që janë kryer në tri ditët e fundit, njoftoi policia norvegjeze.

Polici njoftoi se shpëtoi 358 burra, 29 gra dhe 116 fëmijë, duke përfshirë foshnjat, të cilët udhëtonin nga Libia me anije gome dhe prej druri. Shumë prej tyre u lënduan, disa kishin plagë, disa djegie dhe disa dëmtime në kokë.

Dy persona të dyshuar për kontrabandim u janë dorëzuar autoriteteve italiane.

Anijet norvegjeze në vitin 2015 shpëtuan 59.000 refugjatë dhe emigrantë në Detin Mesdhe.