AniBar do ta rivitalizojë dhe menaxhojë kinemanë e vetme në Pejë

AniBar do ta rivitalizojë dhe menaxhojë kinemanë e vetme në Pejë

AniBar është angazhuar për të rivitalizuar dhe restauruar kinemanë e vetme në të gjithë regjionin e Pejës, kinema e cila mban emrin e veprimtarit Jusuf Gërvalla.

AniBar është përzgjedhur si fituese e konkursit duke marrë në menaxhim kinemanë për 15 vitet e ardhshme, që do t’ia mundësojë AniBar-it ta rivitalizojë, restaurojë, dhe të ngrisë vlerën e ndërtesës me anë të strategjisë zhvillimore dhe programit të paraparë për avancim kulturor të kinemasë.

“Qëllimet e AniBar janë për të ndërtuar një dituri institucionale duke krijuar një hapësirë kulturore aktive për përdorime të ndryshme, që do të shërbejë gjatë gjithë vitit për shfaqje të vazhdueshme të filmave, edukim qytetar, diskutim dhe prodhim të filmit”, shkruan në njoftimin e AniBar.

Anibar do të angazhohet për të mbështetur këto iniciativa dhe për të ndarë këshilla me organizata dhe institucione të tjera kulturore civile që janë në procesin e rivitalizimit të hapësirave publike nëpër Kosovë./Insajderi.com