Vëmendja kryesore ishte në stadiumin “Wembley” për derbin britanik mes Anglisë dhe Skocisë, një 90 minutësh ku vendasit dominuan duke asfaltuar totalisht fqinjët. Stur" />

Anglia fiton derbin britanik me Skocinë, Gjermania e pamëshirshme

Franca, Anglia dhe Gjermania bënë një hap më shumë drejt kualifikimit në Finalet e Botërorit 2018, duke përmirësuar ndjeshëm renditjen dhe pikaverazhin në grupet respektive të Eliminatoreve.

Anglia fiton derbin britanik me Skocinë, Gjermania e pamëshirshme

Vëmendja kryesore ishte në stadiumin “Wembley” për derbin britanik mes Anglisë dhe Skocisë, një 90 minutësh ku vendasit dominuan duke asfaltuar totalisht fqinjët. Sturridge me kokë e më pas Lallana e Cahill shënuan 3 golat, një fitore që duket se do të konfirmojë në pankinë trajnerin “part time” të anglezëve, Gareth Southgate.

Nënkampionët e Europës triumfuan 2-1 ndaj Suedisë në “Stade de France”, duke përmbysur avantazhin e nordikëve që synuan, por dështuan në surprizën e Parisit. Forsberg i dha epërsinë miqve para se Pogba dhe Payet t’i jepnin fitoren “gjelave” të trajnerit Didier Deschamps, që janë në vendin e parë në grupin A me 10 pikë.

Ashtu siç pritej, Gjermania ishte një ortek i vërtetë në portën e San Marinos, me diferencat në kualitet që ishin të dukshme dhe në rezultatin final 0-8. “Panxerat” nuk e diskutuan asnjëherë fitoren me rivalët modestë, në një sfidë ku shënuan debutues dhe veteranë, kush më shumë e kush më pak.

Në përballjet e tjera të zonës europiane, ra në sy fitorja minimale e Çekisë 2-1 ndaj Norvegjisë, ndërsa Danimarka fitoi 4-1 me Kazakistanin.