Angelina Jolie po planifikon të jetojë në Londër

Angelina Jolie po planifikon të jetojë në Londër

Angelina Jolie duket se ka plane të mëdha pas divorcit. Raportohet se aktorja po planifikon që të nisë një jetë të re në Londër.

“TMZ” raporton se Jolie dëshiron të qëndrojë përgjithmonë në Londër, bashkë me 6 fëmijët e saj.

Mirëpo, nuk dihet nëse kjo do të realizohet, pasi ajo është në një betejë ligjore me të shoqin Brad Pitt për kujdestarinë e fëmijëve.