Aktorja Angelina Jolie, që tani po provon veten në rolin e regjisores dhe skenaristes tregon në një intervistë se për të zgjedhur aktoren që do të luante rolin kryesor i provua" />

Angelina Jolie akuzohet për abuzim me fëmijë

Angelina Jolie akuzohet për abuzim me fëmijë

Aktorja Angelina Jolie, që tani po provon veten në rolin e regjisores dhe skenaristes tregon në një intervistë se për të zgjedhur aktoren që do të luante rolin kryesor i provuan fëmijët konkurrentë në audicion duke u vënë një tufë parash mbi tavolinë.

Për këtë, ajo po akuzohet se ka abuzuar me fëmijë.

Disave u kërkuan të kapnin paratë sa më shpejt të mundeshin dhe më pas fëmijë të tjerë duhet t’i kapnin fëmijët që morën paratë dhe t’i detyronin t’i kthenin.

Jolie tregoi se zgjodhën Srey Moch Sareum-in për rolin e protagonistes, Loung Ung-ut, sepse gjatë këtij audicioni u tregua shumë emocionale, duke thënë se ato para i duheshin për të paguar funeralin e gjyshit. Jolie reagoi për “Huffington Post”, ku në një deklaratë publike sqaroi se ishte thjesht një ushtrim improvizimi; askush nuk u dha para të vërteta që më pas t’ia merrte.

Ajo shtoi se mjekë, prindërit dhe aktivistë të të drejtave të njeriut ishin të pranishëm gjatë gjithë kohës.

“Është marrë çdo masë për të garantuar sigurinë, rehatinë dhe mirëqenien e fëmijëve në këtë film, duke nisur nga audicionet, te produksioni e deri tani që flasim”, tha Jolie.

“Jam shumë e mërzitur që një ushtrim aktrimi në një improvizim, që është skenë në film, po trajtohet si të ishte diçka e vërtetë”, ka komentuar ajo akuzat.