Angelina dhe Brad ndalin procedurat e divorcit

Angelina dhe Brad ndalin procedurat e divorcit

Nëse jeni nga ata fansa që keni shpresuar se Angelina Jolie dhe Brad Pitt mund të ribashkohen sërish, atëherë ka lajme të mira për ju.

Çifti më i njohur dhe atraktiv i Hollywood-it kanë ndalur procedurat e divorcit.

Një burim  i sigurte i gazetës “Us Weekly” ka thënë se çifti ka ndalur procedurat e divorcit dhe se nuk do bëjnë asgjë për të vazhduar më tej.

“Divorci është ndalur. Ata nuk kanë bërë asgjë për të vazhduar me procedurat e divorcit gjithë këto muaj, dhe besojmë se asnjëri prej tyre nuk do vazhdojë më tej”, ka thënë burimi.

Po këto burime janë shprehur gjithashtu se dyshja e njohur mund të ribashkohen sërish, pasi Brad është pastruar nga disa varësi negative që aktori i kishte krijuar gjatë adoleshencës.

Për më tepër Daily Mail shkruan se procedurat e divorcit janë ndalur, por nuk ka asnjë ndryshim në vendimin e tyre për t’u ndarë./Insajderi.com