Anëtarit të Vetëvendosjes në Belgjikë i sulmohet vetura

Anëtarit të Vetëvendosjes në Belgjikë i sulmohet vetura

Bujar Krasniqit, anëtarit të kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje në Belgjikë i është sulmuar makina e tij.

Vetura e Krasniqit nga publikimi i tij në rrjetin social Facebook, shihet se ka pësuar disa gërvishje.

Krasniqi këtë sulëm ndaj veturës së tij thotë se kanë ardhur për shkak të rritjes së Vetëvendosjes në Belgjikë.

“Tash e 3 vite jetoj dhe punoj në të njejtin vend dhe asnjëherë nuk më ka ndodhur as problemi më i vogël. Sot pashë që makina ime ishte dëmtuar rendë përmes gërvishjes. Dhe kjo sigurisht ka ardhur si rezultat i disa shkaqeve”, ka thënë Krasniqi.

“Pas sulmit që ju bë Sekretarit Organizativ, Dardan Molliqaj dhe pas një rritje të madhe të Lëvizjes në Belgjikë, njerëz që deri tani i kanë shërbyer partive zhvatëse sigurisht se ndihen tepër keq se po humbin përkrahjen dhe pushtetin dita e ditës”, ka shkruar Krasniqi./Insajderi.com