Anëtari i VV-së në KQZ: Vendimi i PZAP për rinumërim është politik

Anëtari i VV-së në KQZ: Vendimi i PZAP për rinumërim është politik

Anëtari i KQZ-së nga Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka reaguar kundër vendimit të PZAP që të rinumërohen të gjitha votat në Prishtinë dhe në Prizren përfshi edhe ato me kusht.

“Si është e mundur të dërgohen në rinumrim votat me postë me kusht dhe ato të përsonave me nevoja të veçanta kur ne si kemi numru hiç”, tha Rrustemi.

“Ky vendim është tërësisht politik, duke mos u respektu fare vullneti i votuesve. Ne nuk duhet të procedojmë asnjë vendim pa kaluar edhe afati i ankesave”, tha ai.

Sot gjatë ditës Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa, ka marrë vendim që Prishtina dhe Prizreni të shkojnë në rinumërim të plotë. /Insajderi.com