Anëtari i ri i Kosovës shënon dy gola në superligën e Zvicrës

Një nga risitë e fundit në kombëtaren e Kosovës, Benjamin Kololli, i cili u ftua nga përzgjedhësi i përfaqësueses Albert Bunjaki për ndeshjen me Finlandën, ka arritur të shënojë dy gola me skuadrën e tij, Laussane.

Anëtari i ri i Kosovës shënon dy gola në superligën e Zvicrës

Kololli, i cili luan si mesfushor krahu me skuadrën e Laussane në superligën zvicerane, shënoi në minutën e parë të takimit që Laussane e fitoi ndaj Vaduzit 5-0, raporton Insajderi.

Golin e dytë, kosovari e shënoi në minutën e fundit të takimit.

24-vjeçari nuk u paraqit në ndeshjen e Kosovës ndaj Finlandës, derisa pret që të debutojë në sfidat e radha kualifikuese të “dardanëve”. /Insajderi.com