Anëtari i PDK-së – VV-së: Duhet të jepni përgjegjësi për vdekjen e vëllezërve Dehari

05.08.2017 22:31
Anëtari i PDK-së – VV-së: Duhet të jepni përgjegjësi për vdekjen e vëllezërve Dehari

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Abelard Tahiri e ka akuzuar kryetarin e Komunës së Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, se e ka futur në korrupsion edhe nënën e tij.

Tahiri, i cili më parë ka shërbyer për disa vite si këshilltar politik i presidentit Hashim Thaçi, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje duhet të jap edhe përgjegjësi për vdekjet e dy aktivistëve të saj, Astrit Deharit dhe vëllait të tij, Arbnorit.

Anëtari i Kryesisë së PDK-së pretendon se Vetëvendosje i ka shfrytëzuar dy vëllezërit Dehari.

“Ju keni më dhënë përgjegjësi jo vetëm për vdekjen e Astrit Deharit, të cilën në mënyrë çnjerëzore e keni shfrytëzuar, por edhe për vdekjen e vëllait të tij. Ju keni me dhënë përgjegjësi për krejt të zezat që i keni bërë. Veç vonim, se shpëtim nuk keni”, ka thënë Tahiri.

Ndërkaq, Tahiri ka deklaruar se Shpend AHmeti duhet të dalë publikisht dhe t’i konfirmojë aferat korruptive të tij, në mënyrë “që t’ia pakësojë vetes vitet e burgut”.

“E dikur, do të detyrohet edhe Shpend Ahmeti, i cili pa fije turpi edhe nënën e vet e ka bërë pjesë të aferave korruptive, të dalë dhe t’i konfirmoj të gjitha – nëse do që t’ia pakësojë vitet e burgut vetes”, ka thënë anëtari i PDK-së. /Insajderi.com