Anëtari i PDK-së: Po t’u pyetsha unë do të shkonim në opozitë

Anëtari i PDK-së: Po t’u pyetsha unë do të shkonim në opozitë

Ish-deputeti në kuvendin e Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës, Shukri Buja ka thënë se partia e tij duhet të shkojë në opozitë për të nisur reformat dhe për të shpëtuar nga rënia e përkrahjes.

Buja, i cili ishte njëri ndër anëtarët e PDK-së më të zëshëm për shkarkimin e Isa Mustafës dhe shkuarjen në zgjedhje të reja, tash pas zgjedhjeve, ai thotë se partia e tij duhet të shkojë në opozitë për të shpëtuar nga rënia e mëtutjeshme e përkrahjes së votuesve.

“Sipas meje, më së lehti PDK ta qartësojë pozicionin e vet politik, të formojë grup të jetë në opozitë. AAK e Nisma të shkojnë në opsione tjera”, thotë Buja.

Buja thotë se PDK mori 16 deputetë më pak në zgjedhjet e fundit për shkak se koalicioni me AAK-në dhe Nismen

“Ka shumë por hala s’i kanë analizuar. Realisht ne jemi dobësuar shumë me koalicionin që e kemi bërë. Një pjesë e elektoratit ka qenë e zhgënjyer për Ramush Haradinajn Kryeministër dhe nuk kanë dalë në zgjedhje”, thotë Buja, në një intervistë për Express.

Më tutje Buja ka thënë se po të pyetej ai, PDK do të shkonte në opozitë.

“Po të pyetesha unë do të shkoja në opozitë. Do të ishim një opozitë konstruktive. Me refermu partinë në kuptimin pozitiv jo të eliminimit. Me analizë se kush politikan, kush është hyn vetëm për poste e dredhi”, ka shtuar ai.