Nisma për Kosovën ka prezantuar aderimin më të ri.
Në partinë e Fatmir Limajt sot ka aderuar ish anëtari i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevdet Smakiqi.
Më këtë rast, kreu i Nismës i ka uruar mirëseardhje, Smakiqit. Lideri i Nismës e ka vlerësuar si profesionist të madh Smakiqin.
“Xhevdet Smakiqi është një profesionist i madh. Është kënaqësi që ai po vjen në shtëpinë tij. Vendin e presin sfida të mëdha në vitet në vazhdim. Institucioneve të vendit u duhen njerëz profesionist si Smakiqi”, ka thënë Limaj.
I sapoaderuari tek Nisma për Kosovën, Xhevdet Smakiqi është shprehur i lumtur qe po i bashkohet Nismës.Ai është zotuar se do të japë kontributin e tij tek Nisma për Kosovën.
Ndryshe, Smakiqi ka qenë për një kohë të gjatë pjesë e PDK-së. Ai ka braktisur këtë parti duke iu bashkuar Nismës për Kosovën.
Smakiqi ka qenë këshilltar i Fatmir Limajt në periudhën kur ka qenë ministër i Transportit dhe Postëlekomunikacionit. Aktualisht Smakiqi është drejtor për çështje ligjore në Postën e Kosovës.