Anëtari i PDK-së flet për bashkimin e AKR-së me koalicionin PAN

Anëtari i PDK-së flet për bashkimin e AKR-së me koalicionin PAN

Zërat se deputetët po kërcënohen për t’i dhënë votën koalicionit PAN për formimin e institucioneve shtetërore, i ka mohuar kategorikisht anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Ibrahim Gashi. Ai në një intervistë për Tribuna Channel ka thënë se nuk ka asnjë kërcënim të llojit të tillë dhe se Lëvizja Vetëvendosje është ajo e cila po bllokon proceset dhe jo PAN-i.

Gashi thotë se PAN nuk ka qenë ajo e cila ka bërë bllokimin e formimit të institucioneve të vendit, por sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje, kjo pasi që me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, PAN ka të drejtë në veprimet e saj.

Ndërsa, thirrja e vazhdueshme e seancave konstituive pa akordimin e koalicionit PAN, për Gashin ka qenë spektakël i opozitës për ta hedhur fajin te PAN-i.

Ndër të tjera Gashi nuk ka përjashtuar mundësin e bashkimit të koalicionit PAN me AKR-në e Behxhet Pacollit.

Afatin dhjetëditor që Pacolli ia ka dhënë LDK-së dhe Vetëvendosjes për të arritur marrëveshje e sheh si një reflektim pozitiv të Pacollit që vendi t’i ketë sa më shpejt institucionet.