Anëtari i partnerit të koalicionit paralajmëron padi ndaj Agim Bahtirit

Anëtari i partnerit të koalicionit paralajmëron padi ndaj Agim Bahtirit

Fehmi Ferati, ish kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Mitrovicës ka dalë kundër koalicionit për balotazh ndërmjet AKR-së dhe VV-së.

Me këtë marrëveshje, Lëvizja Vetëvendosje mbështetë Agim Bahtirin për kryetar të Mitrovicës.

Ferati ka thënë kundër një marrëveshje të tillë ka qenë që nga fillimi.

“Jam kundër, kam qenë kundër që nga fillimi. Nuk jam kundër AKR-së, por kundër Agim Bahtirit”, ka thënë Ferati për Lajmin.

Ai po ashtu ka shtuar se Agim Bahtirin do ta paditë për shpifje ndaj tij.

“Agim Bahtirin do ta padis për shpifje ndaj meje, për shpifjet që i ka bërë nëpër televizione dhe debate. Këto 2-3 ditë do ta dorëzojë padinë”, ka thënë Ferati.