Deputeti i VV-së zbulon arsyen përse nuk mund të ketë mbledhje

Deputeti i VV-së zbulon arsyen përse nuk mund të ketë mbledhje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili ka replikuar në postimin që bashkëpartiakun i tij Liburn Aliu e ka bërë në lidhje me mos pajtueshmërinë e tij me intervistën e dhënë nga kryetari i kësaj partie Visar Ymeri.

Ismaili ka replikuar ndaj Aliut duke thënë se mbështetë idenë për të thirrur një mbledhje, por që sipas tij kjo nuk do të kishte kuptim përderisa Albin Kurti është ende në burg.

“Liburn, me e thirr mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, vyejnë 40 nënshkrime të anëtarëve të KP. Kjo, në statut të Lëvizjes është, së paku mue po më duket, pikërisht mënyra më demokratike për me e thirr mbledhjen në këto raste”.

“Besoj se 40 nënshkrime mblidhen menjëherë, pa pas nevojë me shpërfaqë tutje në publik mosmarrëveshjen në Kryesi. Unë nuk jam vetë në Kryesi, edhe mendoj se asnjë takim s’ka kuptim pa dalë Albini prej burgut, por nëse mendon se duhet mbledhje e KP-së, s’po kuptoj pse s’po i mbledhë 40 nënshkrime, edhe, pa status në Facebook, e pa nevojë me e shqetësua publikun, me e thirr mbledhjen sipas statutit të Lëvizjes”, ka shkruar Ismaili./Insajderi.com